Tashmë njihet stili i shëndetshëm i jetës që ka zgjedhur të ndjekë prej vitesh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo ka treguar gjithnjë në intervista se vendosi të ndryshojë shumëçka në jetën e saj, për të humbur disa kilogramë dhe për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Gjithashtu, e dimë mirë se ajo është natyrë sportive, kështu që veshja e saj jashtë punës me xhinse dhe bluzë pambuku, nuk është një surprizë.

Paparazzi i “Panoramës” e ka fotografuar pak ditë më parë me kolegen e saj, Elona Gurin, e cila kishte në dorë një qese me ëmbëlsira.

Nuk e dimë se çfarë po festonin zonjat, por është e sigurt se atë ditë, zonja Kryemadhi me siguri ka hequr dorë nga dieta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re