Një 35-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Kuçovë, pasi ka vjedhur një sasi lekësh dhe ushqime në një dyqan.

Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Faxweb.al, autori i dyshuar Olgert Bërzeshta, ka hyrë në dyqan, dhe ka marrë shumën e parave që ndodhej në sirtar.

Më pas është larguar nga aty, por kamerat e sigurisë e kanë nxjerrë zbuluar.

“Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 35 vjeç, pasi gjatë natës dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A.M., në lagjen “1 Maj”, Kuçovë, disa ushqime dhe një sasi lekësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re