Më 22 Mars të vitit të largët 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e para demokratike në vend pas rrëzimit të regjimit komunist. Sot, në një aktivitet të posaçëm, Lulzim Basha ka përkujtuar këtë datë që është shënjuar në historinë e Shqipërisë demokratike. Pas kësaj kreu i opozitës ka prezantuar për publikun librin e tij ‘Misioni Im’.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Meçe gjatë një debati me eksperten e ekonomisë dhe ish-këshiltaren në PD, Zana Guxholli, u shpreh se Basha ka një periudhë të errët. Sipas Meçes, liderin e PD-së nuk e lidh asgjë me këtë parti.

“Ky libër, me tendencën për të prodhuar histori, ka brenda manipulime të çuditshme, të cilat nuk qëndrojnë dhe fizikisht, prandaj vlen për tu debatuar në këtë prizëm.

Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte. Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën…

Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”