Ish-oficeri i Marinës shqiptare, Artur Meçollari, prej vitesh ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj mënyrës sesi qeveria shqiptare po trajton çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Me eksperiencën e tij në fushën ushtarake dhe njohjen e çështjeve detare, Meçollari ka treguara në rrjetet sociale, ndërsa e ka konsideruar procesin drejt Hagës si një rrezik serioz për interesat kombëtare të Shqipërisë, sidomos nëse negocimi bëhet mbi baza që favorizojnë marrëveshjen e rrëzuar të vitit 2009. Sipas tij, vizita e ministrit grek Nikos Dendias në Tiranë, vetëm një ditë përpara datës 26 maj, nuk është aspak rastësi diplomatike, por pjesë e një presioni të koordinuar për të finalizuar dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës. Ai që realizoi dakordësinë me Kryeministrin Edi Rama më 20 tetor 2020 për ta çuar çështjen në Hagë, rikthehet sërish në Tiranë në një moment kur presioni politik dhe ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare duket se është shtuar ndjeshëm. Por ajo që e bën edhe më të fortë këtë projekt politik është mbështetja që, sipas kritikëve, Rama gjen tek opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Berisha e ka deklaruar prej vitit 2018 se Haga është zgjidhja më e mirë për çështjen e detit. Në këtë mënyrë, një vendim i Gjykatës së Hagës shumë pranë marrëveshjes së vitit 2009 do t’i shërbente Ramës për të konsoliduar pushtetin, ndërsa Berishës për të rehabilituar politikisht marrëveshjen e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, thekson Meçollari. Në qendër të gjithë kësaj skeme, sipas kritikëve të procesit, qëndron diplomati Ferit Hoxha, ish-kreu i grupit negociator të marrëveshjes së vitit 2009, e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetuese dhe në dëm të interesave të Shqipërisë, shkruan Meçollari.
“Mbërrin në Tiranë Dendias, një ditë përpara datës 26 maj. Ai që realizoi dakordësinë me KM Rama më 20 tetor 2020 për të çuar çështjen e detit në Hagë. Ekspertët shqiptar i kanë rekomanduar KM Rama mos ta bëj këtë veprim. Po ashtu dhe ekspertët e pavarur. Në maj 2022 MEPJ i kërkoi Dendias ndryshimin e dakordësisë, por ai nuk pranoi. Po ashtu “Omnis Strategy” e Znj. Blair që këshilloi MEPJ për 3 milion euro bëri të njëjtin rekomandim. Dendias në maj 2022 deklaroi se sapo të vij Presidenti i ri do nisim negociatat. Begaj ka 3 vjet që mban në sirtar propozimin e MEPJ, por as nuk e firmos dhe as nuk jep shpjegime. Me siguri KM Rama do ta detyrojë ta firmosi. Besoj brenda datës 25 maj 2026. Takimi me Nufin është thjesht protokollar. KM Rama është në pozicion sanduiç. Greqia e ka përfshirë në kushtet e anëtarësimit çuarjen e çështjes së detit në Hagë. KM Rama midis integritetit territorial dhe anëtarësimit në BE i intereson politikisht kjo e fundit. Në këtë ndërmarrje mbështetet nga Sali Berisha, lideri i Opozitës, i cili e ka deklaruar Hagën si mundësia më e mirë qysh në vitin 2018. Duket se me një vendim të Hagës, i cili do të jetë shumë pranë marrëveshjes së vitit 2009, KM Rama i konsolidon pushtetin kurse Berishës i pastron të kaluarën. Ferit Hoxha është çelësi i suksesit për të dy, ish kryetari i Grupit Negociator 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”, shkruan Meçollari në rrjetet sociale.
Nikos Dendias vjen në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar
Ndërkohë nga ana tjetër, kujotjmë se Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipëria lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme për takime të nivelit të lartë, raporton media greke “To Vima”. Sipas raportimeve, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Dendias do të zhvillojë takime me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama. Objektivi kryesor i vizitës është rikthimi në tryezë i nismës dypalëshe të dakordësuar në tetor të vitit 2020, kur të dy vendet shpallën synimin për ta dërguar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Procesi ka mbetur i bllokuar prej vitesh, por Athina dhe Tirana synojnë të shfrytëzojnë atë që zyrtarët grekë e cilësojnë si një periudhë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përpjekjet për rifillimin e negociatave vijnë gjithashtu pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi dhe në kuadër të mbështetjes së Athinës për avancimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në shkrim.
