Udhëheqësit e SHBA dhe Rusisë do të takohen në Helsinki më 16 korrik, ku ata pritet të flasin dhe për mosmarrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Blic, ekziston një shans i madh që çështja e Kosovës të zgjidhet pikërisht në Helskinki.

Siç thuhet nga e përditshmja e Beogradit, për këtë është në dijeni dhe udhëheqja shtetërore e Serbisë dhe presidenti Vuçiç.

“Europa nuk ka as forcë, as vullnet, as aftësi për të bërë që ne dhe shqiptarët të bëjmë diçka. Prandaj,është thelbësisht e rëndësishme për ne që të bien dakord Putin dhe Trump”, i ka thënë një burim shtetëror Blic-it, duke shtuar se të gjithë sytë janë në takimin e  Helsinkit më 16 qershor.

Burimi i ka thënë Blic-it gjithashtu thotë se Putin dhe Trump do të kenë një minutë kohë për të folur mbi Kosovën, por kjo do të ishte e mjaftueshme për të lëvizur gjërat nga një rrugë pa krye dhe të shkohet drejt një zgjidhjeje më e shpejtë.

“Trump dhe Putin do të vendosin për Kosovën deri në fund të vitit. Është një shans serioz për të gjetur një zgjidhje. Opsionet e ofruara nga BE kur asnjëra palë nuk pajtohet me to nuk vlejnë”, i ka thënë një burim tjetër i gazetës së Beogradit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re