Sipas asaj që shkruan media greke, Shqipëria do të blejë dronë ushtarakë 8.2 milion euro nga kompania turke Baykar Defense.

Buxheti i qeverisë i ndryshuar në 22 qershor i dha paratë Ministrisë së Mbrojtjes për këtë qëllim, shkruhet në Caiptal.gr.

Më parë këtë muaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi postoi një video të takimit të tij me përfaqësuesit e kompanisë dhe një vizite në fabrikën e saj.

Vitin e kaluar, Shqipëria u bë blerësi i parë i një sistemi anti-dron të zhvilluar nga një kompani turke e mbrojtjes – National Ëar Technologies Defense Systems Inc.

Baykar është në pronësi të Selcuk Bayraktar, një tjetër dhëndër i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili disa muaj më parë, në fillim të majit, u shfaq midis atyre “të kënaqurve” me bllokadën përfundimtare ndaj Turqisë lidhur me F-35.

Arsyeja është e qartë, pasi Baykar tani po eksporton me një ritëm në rritje.

Polonia tashmë ka blerë një dron nga Turqia, përmes Bayraktar.

Në fakt, një deputet i Erdogan kishte pohuar se SHBA ishin ato që i thanë Polonisë të blinte dronë turq.

Disa javë më vonë, u zbulua se Letonia po mendonte gjithashtu të blinte një dron nga dhëndri i Erdoganit, shkruan pra kjo media e vendit fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re