Vuk Boriloviç personi që i mori jetën 10 personave dy ditë më parë në Cetinje të Malit të Zi, nuk ishte një individ pa të shkuar kriminale.

Detajet janë nxjerrë në dritë nga burimet e medias malazeze Pobjeda, e cila ka mësuar se gjatë rinisë së tij, autori i masakrës është denoncuar të paktën 4 herë për sjellje të dhunshme. Media malazeze raporton se 7 muaj më parë, autori i masakrës në Cetinje kishte plagosur një koleg fill pas një sherri në ambientet e punës.

Boriloviç i kishte shkuar në shtëpi kolegut të punës, e kishte sulmuar fizikisht, i kishte dëmtuar makinën e madje gjuajtur me gurë edhe shtëpinë. Ky i fundit e raportoi në polici autorin dhe në korrik të këtij viti ai ishte vendosur në arrest shtëpie. Boriloviç kishte apeluar vendimin, që nuk ishte i formës së prerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re