Avokati i të miturit që vrau me thikë një bashkëmoshtar, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një oborr shkolle në Gramsh, bën me faj të gjithë shoqërinë për ngjarjen tragjike, por sidomos median.

“Unë përfaqësoj të miturin në konflikt me ligjin Xh. Ç.  dhe jam i autorizuar nga prindërit për të dhënë deklaratë për çështjen. Solidarizohem jo vetëm si avokat e qytetar, por edhe si përfaqësues i prindërve të Xhonatanit, me dhimbjen e jashtëzakonshme të prindërve të të miturit që nuk jeton më dhe i urojmë shërim të shpejtë të miturit të plagosur. Ju si media plotësoni detyrimin hyjnor, të përcillni lajmin në interes publik.

E gjithë shoqëria shqiptare është fajtore për ngjarjen, çka do të thotë që media do të duhet të vijojë në përcjelljen e lajmeve me interes të lartë publik që kanë të bëjnë me faktin se në çfarë ambienti po i rrisim fëmijët tanë, çfarë sigurie kanë. Se armët, thika ndodhen e shiten online dhe do të duhet të inciojmë tema diskutimi për portale TikTok e Snapchat.

Përbën interes publik se shëndetin mendor dhe jetesën fëminore po na i dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme dhe  përplasja ka ardhur edhe si rezultat i përdorimit pa kriter të telefonit dhe mungesës së kontrollit të trinomit çelës që ka të bëjnë me mirërritjen; shkolla, familja dhe fëmija”, arsyetoi avokati Oligert Kume.

Do t’ju lutesha shumë të laçoni emisione që i shërbejnë shëndetit mendor të fëmijës, mirërritjes dhe mirënxënies së tyre. Mos harroni që edhe ata katër persona që morën masën e sigurisë arrest me burg  pa afat janë fëmijë që  pavarësisht ligjit që përcakton përgjegjësinë e  tyre penale, ata do të duhet të ishin në bankat e shkollës dhe në këtë këndvështrim do të duhet që të mendojmë të solidarizohemi me dhimbjen e prindërve të fëmijës që ka humbur jetën dhe investohuni pranë linjave editoriale që të prodhoni emisione që të janë në interes të shëndetit të fëmijës”, theksoi avokati Kume.

Logjika e tij shkon me fabulën e një kënge të dikurshme, ku në refren thuhej: Jam pjellë e krimit, por krimi s’jam unë”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re