Vijon t’i ketë në rend të parë shkrimet me rastin Xhaka – Shaqiri, dy shqiptarët e Zvicrës që me golat e tyre groposën Serbinë; e që për më tepër festuan me shqiponjë, gjë të cilën serbët e kanë marrë si fyerje nacionale.

Por siç informon një prej tyre, Blici, që të dy lojarët kanë patur një arsye në shpërthimin e tyre me nuance nacionale, që lidhet direkt me serbët. Që të dy, si Xhaka e si Shaqiri, e kanë pësuar nga politikat e Beogradit.

Blic shkruan se Ragip Xhaka, babai i Granitit, ka bërë tre vjet në burgjet serbe për pjesëmarrje në demonstratat e viteve ’80-të, ndërsa shtëpia e  Shaqirit në fshatin e tij në Gjilan, është djegur e rrafshuar përtokë gjatë luftës.

Nga ana tjetër, që të dy shqiptarët po mbrohen fort nga akuzat e zemërimi serb.

Stephan Lichtsteiner, kapiteni i Zvicrës, tha:“Ata janë njerëz të mëdhenj dhe meritojnë mbështetje”.

Blic sakaq ofron imazhe nga kampi i stërvitjes se  ekipit zviceran, ku tregohet mbështetja ndaj dy lojtarëve nga trajner i tyre Vladimir Petkoviç.

Ky i fundit, si për ironi fati, është kroat Bosnje, pra nga një tjetër nacionalitet në armiqësi me serbët.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re