Muajin e ardhshëm mund të jetë vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas Blic-it të Beogradit, duke njoftuar se presidenti Vuçiç pas vizitës te serbët e Kosovës, udhëtimin e parë do ta ketë në Kinë, dhe më pas në Nju Jork, ku ai do të flasë në Kombet e Bashkuara.

Sipas të përditshmes së Beogradit, zgjidhja e çështjes së Kosovës po hyn në fazën e tij përfundimtare, dhe Presidenti i Serbisë pret të ketë një ofensivë diplomatike gjatë shtatorit.

Blic shkruan se Vuçiç do të jetë në fillim të shtatorit në Kosovë për një takim me serbët e atyshëm, me mesazhin e mbështetjes ndaj tyre.

Pastaj ai do të udhëtojë në Kinë për një forum ekonomik. Dhe nga Kina drejt e Nju Jorkut.

Një burim diplomatik i ka thënë Blic-it se Kina një nga partnerët tanë më të rëndësishme ndërkombëtarë kur është fjala për Kosovën.

Ndërsa në Nju Jork Vuçiç do të flasë në Kombet e Bashkuara.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re