Elvin Luku, drejtues i “Media Luku” ka folur për raportimin e publikuar së fundmi ku Shqipëria ka humbur 20 vende në renditje e cila tregon gjendjen e vështirë që po kalon media në vendin tonë.

Sipas Lukut, gjobvënia është një ndër elementët e rinj që i janë shtuar këtij raporti që tregon nivelin më të ulët të lirisë së medias gjatë dekadës së fundit në vendin tonë.

3 raportet e fundit që janë publikuar, raporti i DASH-it, Freedom House dhe Reporterve pa Kufi. Sigurisht duhet thënë që situata e medias në vend është në nivelin më të ulët të dekadës së fundit kjo e tregon edhe renditja që ka zënë Shqipëria e cila ka humbur 20 vende në renditje. Ajo që është parë në katro dokumente më herë në raporte të tjera nuk ka qenë kaq e dukshme dhe evidente. Shantazhimi është përdorimi i hapësirës mediatike për të kryer presione të caktuara qoftë kundrejt bizneseve por edhe politikanëve dhe individëve. Gjobvënia është një nga elementët e rinj që ka dalë në raportin e vitit të kaluar. Gjithashtu një tjetër element i ri që është nënvizuar më shumë këtë radhë është intimidimi i zërave kritikë ndaj partisë në pushtet apo atyre që kritikojnë klasën politike në vend.

“Tek ne ka një trysni indirekte që ushtrohet ndaj pronarëve të medias, qoftë ndaj gazetarëve të këtyre redaksive, qoftë ndaj investigimeve apo atyre hulumtive që bëhen nga hapësira publike online në formën e donacioneve. Ka një lloj trysnie në këtë lloj, po përse futet Shqipëria në këtë përcaktim? Futet sepse duhet thënë që unë bëj dallim konceptesh. Së pari është liria e shprehjes dhe duhet thënë që Shqipëria e ka të garantuar lirinë e shprehjes por jemi në fazën e parë, deri diku deri në demokracinë e opinionit. Gjithkush mund të shfryhet në rrjetet sociale por nga ana vendimarrëse nuk ka asgjë pasi janë të p[afuqishëm për të shkuar përtej opinionit që shprehin.

Element tjetër është ajo që quhet liria e medias por unë nuk e ndaj dot me lirinë e gazetarit. Mediat me një strukturë pronësore nuk ka parësore vetëm biznesin mediatik por kjo strukturë është e shtrirë në një sërë sektorësh të tjerë që kanë të bëjnë me ndërtimin, me telekomunikacionin , me naftën me një sërë shërbimesh në treg. Në momentin kur cenohet një nga këto sektorë ekonomikë ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë presionin në redaksinë dhe gazetarin dhe sjell atë që njihet censura mediatike ose sic e njohim të gjithë me lirinë e gazetarit. Gazetari kur prballet me raportimin e një lajmi që dëmton strukturën pronësore të medias ku po punon cfarë bën censurohet pse gjen një punë tjetër për tu shprehur“, tha Elvin Luku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re