Një hetim nga Turqia flet për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ku janë zbuluar pamjet nëpërmjet orës së tij Apple. Sipas turkes Sabah, ai është tortuaruar dhe më pas vrarë.

Siç raporton Reuters, ky hetim që është pjesë e një raporti ende të pakonfirmuar zyrtarisht, i është komunikuar delegacionit saudit që mbërriti në Turqi në kuadër të një “grupi të përbashkët pune” për të hetuar zhdukjen Khashoggi-së.

“Momentet në të cilat Khashoggi është marrë në pyetje, torturuar dhe vrarë janë regjistruar dhe ruajtur në kujtesën e orës së tij Apple”, thotë Sabah, referuar raportit hetimor. Kjo pasi ora ishte i lidhur me iPhone-in ka mbetur te e fejuara e tij Hatice Cengiz, pasi ai u largua në ndërtesën e konsullatës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re