Mediat belge kanë bërë publike emrat e 20 bosëve më të fuqishëm të drogës, të cilët kontrollojnë tregun e narkotikëve, mes tyre gjenden edhe emrat e dy shqiptarëve.

 

Sipas asaj që raportojnë mediat belge, 20 bosët më të fuqishëm të drogës dyshohet se fshihen në vendet e Amerikës Latine apo Dubai, pasi janë ndër më të kërkuarit nga policia në Europë.

 

Krahas emrave më famëkeqë të Jos Leijdekkers, Othman El Ballouti, Abdelilah El M, gjenden edhe emrat e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshi dhe ai i Dritan Rexhepit.

 

Eldi Dizdari është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antëerp, Ekuador dhe Kolumbi.

 

Dizdari dhe Rexhepi koordinoheshin me njëri-tjetrin, për drejtimin e operacioneve të trafikut të drogës.

 

Eldi Dizdari drejtonte organizatën në Dubai ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas.

 

Policia italiane e ka quajtur Kompania Bello “organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë”, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës. Aktualisht, Rexhepi është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare.

 

Mediat belge shkruajnë edhe për një tjetër të kërkuar i njohur me nofkën “Cinco”, të cilin e konsiderojnë një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antëerp, derisa u sëmur rëndë. Pseudonimin ia ka borxh një klubi të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re