Skip to content

“Mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut”, Balliu: Ku e keni ministren e pandehur?

1764842528 balliu

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Kuvendi sulmoi ashpër mazhorancën, ndërsa kujtoi skandalin Balluku.

Ai tha se mediat botërore po flasin për ‘Kayo’-n e Ballukut.

Balliu: Po qeverise mirë, bën debat. Këto akuza që iu hidhen dhe deputetëve të opozitës dhe çdo njeri nga kjo qeveri, kanë back-up pushtetin. Ka shumë prej jush që mezi flasin. Ne kur kërkojmë fjalën mezi na e jepni, kurse këta të tjerët bëjnë ça të duan. Sulmohet opozita dhe ne na tregojnë se kemi të pandehur?! Ku i kemi të pandehurit? Ku është ajo? Një njeri që nuk di se ku është! Edhe kur sulmohet opozita, ju duhet t’u kërkoni që të stopohen. Letra nuk keni, të vërtetën nuk e keni, fuqinë jo. Edhe sot mediat ndërkombëtare po ju flasin për Kayon e Ballukut.”, tha ai.