Mediat e huaja i kanë bërë jehonë sot thirrjes nga ana e Prokurorisë, të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me dyshimet që janë ngritur mbi këtë të fundit prej drejtësisë amerikane, për pagesat e mbi 650 mijë dollarëve, të padeklaruara zyrtarisht nga ana e Bashës.

Më poshtë lajmi i botuar në agjencinë zyrtare shtetërore italiane, ANSA (linku: http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2019/06/14/albania-accuse-al-leader-opposizione_cbb29625-515f-4d69-88d5-f10cadd32d09.html)

(ANSA) – TIRANË, 14 QERSHOR – Në Shqipëri kreu i opozitës së qendrës së djathtë, Lulzim Basha, ka përfunduar nën akuzë për shkak se dyshohet se nuk ka deklaruar pagesën prej 650,000 dollarë në favor të një kompanie amerikane, Muzin Capitol Partners, për lobim në administratën amerikane.
Basha është thirrur të paraqitet të hënën e ardhshme si i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për t’i komunikuar akuzën.
Rasti daton në pranverën e vitit 2017, përpara zgjedhjeve politike në qershor të atij viti. Këto janë dy pagesa që Muzin i ka deklaruar Departamentit të Drejtësisë, nga të cilat 500,000 dollarë nga Partia Demokratike e Bashës (PD) dhe 150,000 dollarë nga Biniatta Trade, një kompani me qendër në Edinburg në pronësi të disa kompanive të tjera të kontrolluara nga nënshtetas rusë, ose të lidhur në mënyrë indirekte me Rusinë, si dhe me qendër në Belize, një parajsë fiskale në Amerikën Qendrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re