Mediat egjiptiane kanë zvogëluar pjesërisht kritikat e tyre ndaj Turqisë dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pasi presidenti egjiptian Abdelfattah al-Sisi thuhet se lëshoi udhëzime të reja për media të ndryshme publike dhe private.

Kjo masë vjen teksa “Egjipti dhe Turqia po arrijnë të mirëkuptohen rreth situatës në Libi”, i tha një gazete të Emirateve të Bashkuara Arabe një burim i një televizioni shtetëror egjiptian, i cili foli në kushte anonimiteti.

Mediat egjiptiane kanë filluar të bëjnë komente pozitive në lidhje me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Turqisë dhe Egjiptit për disa çështje rajonale.

Mada Masr, një gazetë e pavarur egjiptiane me prirje liberale, në një nga storjet e saj javën e kaluar tha se vizita e shkurtër e kryeministrit libian, Fayez al-Sarraj në Egjipt mund të ketë hapur rrugën për hapjen e një faqe të re në marrëdhëniet bilaterale egjiptiano-turke. Gazeta pretendoi se vizita u zhvillua brenda njohurive të Turqisë.

Zhvillimet në rajon janë ndikuar negativisht nga kriza politike midis Turqisë dhe Egjiptit, tha gazetari egjiptian Rabei Abu Zamil për AA.

Reflektimet e një afrimi pozitiv midis Ankarasë dhe Kajros në lidhje me krizën libiane mund të shihen në media, tha ai.

Sipas Abu Zamil, megjithëse disa gazetarë vazhduan kritikat e tyre ndaj Turqisë, shumica e mediave publike dhe private të vendit ulën dozën e propagandës anti-Turqi në muajin e fundit.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re