Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini mohoi akuzat se partia e tij LEGA mori fonde nga Rusia. Këto pretendime u publikuan në mediumin e lajmeve BuzzFeed, ku doli edhe një transkript i një takimi midis ndihmësit të ngushtë të Salvinit, Gianluca Savoini, dhe zyrtarëve rusë që bisedonin lidhur me këto fonde.

Takimi i thuhet se ka ndodhur në hotelin Metropol në Moskë më 18 tetor të vitit të kaluar.

BuzzFeed identifikoi ndihmësin e Salvinit si Savoini, dhe tha se takimi ishte dëshmi e marrëveshjes midis Rusisë dhe partive europiane të ekstremit të djathtë.

Buzzfeed tha se Savoini dhe dy italianë të tjerë diskutuan me rusët mënyrat se si t’i kanalizojnë paratë nga marrëveshja në arkën e partisë së tyre.

Megjithatë, faqja e lajmeve vuri në dukje se kurrë nuk ishte bërë e qartë nëse marrëveshja zbatuar.

Salvini tha për mediat se “kurrë nuk kishte një takim të tillë”, duke shtuar se ai shkoi në hotelin Metropol për t’u takuar me sipërmarrësit lokalë.

Ai gjithashtu tha se ndihej i sigurt dhe i qetë dhe se kurrë nuk ka vepruar “ilegalisht”.

Ai shtoi se avokatët e tij ishin të gatshëm të ngrinin padi kundër atyre që po përhapin akuza të tilla.

Kjo nuk është hera e parë që flitet për një takim sekret që po ndodh midis investitorëve rusë dhe ndihmësve të ngushtë të Salvinit në hotelin Metropol. Revista italiane e lajmeve L’Espresso i bëri publike akuzat në shkurt, por nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i provuar ato.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re