Në një kohë kur mediat gjermane parashikonin një situatë të jashtëzakonshme të motit në jugun e Shqipërisë dhe në Greqi, ka reaguar dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes njofton se në vendin tonë pritet reshje mesatare dhe të dendura, dhe sipas tij  nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Njoftimi i Peleshit:

Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.

Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t’u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re