Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Bashkim Fino ka bërë bujë edhe në disa media të njohura greke. Media e njohur greke ‘Protothema’, shkruan se deputeti i Partisë Socialiste, dha frymën e fundit për shkak të komplikacioneve nga COVID.

‘Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Përkohshëm i Shqipërisë, Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare për shkak të disa ndërlikimeve nga koronvairusi.

Bashkim Fino kishte marrë qeverinë pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997 dhe rënies së Sali Berishës.

Teksa i referohen mediave shqiptare, mediat greke shkruajnë se ai e humbi betejën me koronavirusin në orët e para të së hënës pas disa ditësh shtrimi në spital në Tiranë.

Bashkim Fino u zgjodh kryebashkiaku i Gjirokastrës në 1992, një pozicion që e mbajti deri në 1996. Fino mbajti postin e kryeministrit të përkohshëm nga marsi deri në korrik 1997.’- shkruan Protothema.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re