Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama është i gatshëm t’i japë Turqisë Pashalimanin, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare.
Mediat greke shprehin shqetësimin pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihet prezenca e luftëanijeve turke.
Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet.
“Në ujërat e Jonit nuk do të shohim vetëm luftëanije turke, por edhe avionë që do të ngrihen nga aeroporti i Vlorës dhe do të kontrollojnë lëvizjet në det,” thuhet në artikullin e gazetës greke “Estia”, raporton Newsbomb.al.
Gazeta në fjalë akuzon qeverinë greke se nuk ka bërë mjaftueshëm për të prishur planet e kryeministrit Edi Rama dhe mikut të tij, presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke i vendosur veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Artikulli gjithashtu e komenton këtë zhvillim si shqetësim për të ardhmen e minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë.
