Sipas gazetës “To Vima”, e cila i referohet burimeve të sigurisë, pretendohet se të dyshuarit e organizatës terroriste të majtë DHKP-C planifikonin të kryenin sulm ndaj presidentit të Turqisë, Erdogan.
Mediat greke pretendojnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte në objektiv të 9 anëtarëve të organizatës terroriste DHKP-C, të cilët u arrestuan në Greqi, transmeton Albeu.com.
Në artikullin e gazetës thuhet se në disa shënime të konfiskuara nga policia greke (ELAS) gjatë operacioneve të realizuara, është zbuluar një plan i cili tregon se anëtarët e organizatës “planifikonin atentat ndaj presidentit turk Erdoğan me raketëhedhës, bomba dore dhe koktej molotovi”.
Gazeta në fjalë shkruan se plani për atentat ndaj Erdogan-it është emëruar me kodin “Akrep”. Në artikullin e gazetës greke thuhet se “sulmi do të kryhej gjatë kalimit të autokolonës së presidentit turk me raketëhedhëse nga të dyja anët dhe se një grup i terroristëve do të vazhdonte sulmin nga pjesa e pasme e automjetit”.
Në mesin e anëtarëve të organizatës terroriste është edhe Hasan Biber, autori i sulmeve ndaj Qendrës së Përgjithshme të Partisë AK dhe të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë në vitin 2013.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re