Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka mohuar kategorikisht thashethemet për shitjen e mundshme të klubit.

Sipas Il Corriere dello Sport, familja Zhang i ka dhënë mandat bankës Rothschild për të gjetur aksionerë të rinj, për ta shitur klubin.

Por, Steven Zhang i ka mohuar të gjitha këto me një postim në faqen zyrtare të Interit.

“Në lidhje me thashethemet e raportuara sot, duke iu referuar shitjes së FC Internazionale Milano, presidenti Steven Zhang mohon kategorikisht këto pretendime të rreme dhe thekson se ato janë krejtësisht të pabazuara”, thuhet në njoftimin e klubit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re