Udhëheqësi i grupit palestinez Hamas në Gaza, Yahya Sinwar, u takua me disa pengje izraelite që mbaheshin në tunele në Rripin e Gazës, njoftuan mediat izraelite.

Të paktën një nga pengjet e liruar tha se Sinwar foli me ta në hebraisht, sipas të përditshmes Haaretz.

Ai u tha atyre se janë të sigurt në duart e Hamasit dhe se nuk kanë nevojë të kenë frikë.

Televizioni i izraelit Channel 12 raportoi se rrëfimi është konfirmuar nga struktura izraelite e sigurisë.

Sinwar është një nga njerëzit më të kërkuar nga Izraeli, pasi konsiderohet se qëndron pas sulmit të befasishëm të Hamasit të 7 tetorit në vendet izraelite përreth Gazës, i cili u pasua nga sulme shkatërruese izraelite kundër enklavës.

Pauza humanitare katër-ditore e ndërmjetësuar nga Katari hyri në fuqi të premten, e cila ndaloi përkohësisht sulmet e Izraelit në Gaza dhe përfshiu lirimin nga Hamasi të 50 izraelitëve në këmbim të lirimit nga Izraeli të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë në këto sulme brutale janë vrarë të paktën 14.854 palestinezë, duke përfshirë 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko