Skip to content

Mediat në Beograd, irritim me këtë foto: “Provokacija”!

 “Foto e bukur me Kryeministrin Rama. Foto dhe mbishkrimi 100% , e bërë vetë nga z. Rama” – këtë status të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, media e Beogradit e ka cilësuar si një “Provokacija” të re të faktorit shqiptar, aq më tepër kur vjen dhe nga kryeministri Rama.

“100-përqindëshi” është pikërisht taksimi i beftë e gati shokues i ndërmarrë nga qeveria Haradinaj, për mallrat serbë që hyjnë në tregun kosovar. Kjo ndodh teksa është lajmëruar dhe heqja e çdo takse në shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosoës.