Në Britaninë e Madhe ka nisur shqyrtimi gjyqësor i çështjes së shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mediat në Londër raportojnë se duke filluar nga kjo javë Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit do të nisë sfidën e parë ligjore ndaj një vendimi të Sekretarit të Brendshëm që shpall non grata liderin e opozitës të “një shteti të huaj mik” nga Mbretëria e Bashkuar.

Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga Fergus Randolph KC, i cili u udhëzua nga Kartik Mittal, partner në firmën ligjore me bazë në Londër Zaiëalla and Co. Seanca pritet të zgjasë katër ditë.

Duke komentuar rastin, avokati i tij, Mittal, tha: “Ky është një rast i jashtëzakonshëm ku një lider opozitar i një vendi tjetër evropian i është nënshtruar një urdhri përjashtimi në bazë të akuzave të nxjerra kryesisht nga burime të mediave të huaja. Berisha nuk ka qenë kurrë i dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe mohon me forcë të jetë përfshirë në aktivitete kriminale korruptive”.

Ndërsa një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit tonë dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën.  Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.

Media britanike thotë se Sali Berisha pohon se akuzat për kriminalitet dhe korrupsion të ngritura ndaj tij janë të pavërteta.

“Politikani u ndalua nga Sekretari i Brendshëm, atëherë Priti Patel, të hynte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 për shkak të pretendimit të kriminalitetit dhe korrupsionit. Mbretëria e Bashkuar ndoqi të njëjtat hapa si SHBA pasi e ndaluan hyrjen në Amerikë të Sali Berishës në vitin 2021” shkruan media në Britaninë e Madhe.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re