Del emri i parë i kandidatit për kryeministër të Italisë. Por do të duhet të marrë aprovimin e dy krerëve të koalicionit qeverisës, Lega-s dhe 5 Yjeve.

Të dy kanë rënë dakord që të tërhiqen nga kandidaturat e tyre për krerë qeverish dhe të gjejnë një figurë të “tretë”.

Si Matteo Salvini edhe Gigi Di Maio janë politikanë të rinj që nuk kanë diplomën e universitetit.

Di Maio nuk ka bërë asnjë lloj pune përpara se të bëhej deputet në vitin 2013. Kurse Salvini ka qenë europarlamentar dhe njihet si ngarës i përsosus i fadromës.

Siç bën të ditur La Repubblica, kandidat i mundshëm për kryeministër i Italisë është Giulio Sapelli, profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Milanos.

Në këtë universitet Salvini i nisi punimet dhe ëndërronte të diplomohej por…nuk ja doli.

Krerët e dy partive fituese janë takuar sot me presidentin Sergio Matarella dhe i kanë kërkuar 24 orë kohë deri sa të bien dakord për emrat dhe më pas të formojnë kabinetin. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re