Mediat pranë opozitës kanë publikuar një “studim” të një institute me qendër në Lubljanë të Sllovenisë, sipas të cilit  “Lulzim Basha është i vetmi lider që mund ta cojë Shqipërinë në BE”.

Në një material shumë të gjatë që është botuar në portalet pranë PD-së e LSI-së thuhet se “PD rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës, e tani do të rrëzojë edhe regjimin e Edi Ramës”, ndërkohë që ka një sërë sulmesh e akuzash të rënda ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, që duket copy paste si ato që janë përdorur nga opozita në gjithë këto vite.

Bëhet fjalë për institutin IFIMES që drejtohet nga Bakhtyar Aljaf dhe Zijad Beqiroviç. Se sa serioz është ky organizëm mjafton të përmendim se në vitin 2012 IFIMES shpalli Ilir Metën si “Njeriun e Vitit:, pikërisht pas shpërthimit të skandalit “Meta-Prifti”, tragjedisë së 21 janarit 2011, dorëheqjes së Metës nga posti i Zv.kryeministrit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij nga Prokuroria e Përgjithshme.

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re