Mbrëmja e sotme pritet të sjellë emocione të forta në stadiumin e Varshavës “PGE Narodowy”, aty ku Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinalet e play off-eve të Kupës së Botës.

 

Por, ndonëse statistikat historike janë në anën e vendasve, mediat polake kanë ngritur alarmin për formën e liderit të tyre, Robert Lewandowski.

 

Kombëtarja polake ka një rekord mbresëlënës në këtë stadium, me 28 fitore, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje në 48 ndeshje.

 

Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me efektivitetin e sulmuesit kryesor. Lewandowski ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje ndaj Shqipërisë dhe nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në tre përballjet e fundit ndaj kuqezinjve.

 

Kjo statistikë ka shtuar pasigurinë në prag të një ndeshjeje vendimtare, ku pritet që kapiteni të bëjë diferencën.

 

Në Poloni, pritshmëritë janë gjithmonë të larta për sulmuesin e tyre kryesor, por këtë herë presioni duket edhe më i madh.

 

LEXO EDHE: Nuk do të mungojnë surprizat/ Nga Strakosha te “9-shi fals”, si pritet të luajë sot Shqipëria

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re