Gazetari  i euronews Jack Parrock pasi intervistoi kryeministrin Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi publikoi në Twitter foton e mësipërme ku kryeministri shfaqet shumë sportiv, i veshur me bluzë më mëngë të shkurtra e pantallona të shkurtra, fiks siç vishen të gjithë njerëzit kur janë në plazh.

Por fotoja në fjalë bëri xhiron në mediat shqiptare dhe kjo gjë e ka shokuar gazetarin e euronews i cili ka bërë një koment në twitter ku ngre pyetjen se si e zbuluan gazetarët shqiptarë se çfarë mendoi ai?!

“Pas takimit në rezidencën e kryeministrit Edi Rama postova një foto me të ku ishte këmbëzbathur dhe me një bluze. Sapo e postova në Tëitter mediat shqiptare e publikuan. 

Disa e raportuan në mënyrë të drejtë takimin, që gazetari i Euroneës interviston kryeministrin, ndërsa të tjerë ishin më kritikë dhe shkruanin se ai vazhdonte performancën e tij groteske dhe se unë isha i shokuar. Unë nuk thash asgjë.

 Ishte e pazakontë, por është interesante sesi thuajse çdo publikim foli për atë intervistë. 

Kjo jep një pamje të klimës së brendshme të medias në Shqipëri. Tani jam i vetëdijshëm që ajo që po bëj këtu është shtypi që flet për shtypin që flet për shtypin, por ai jep pasqyrë të klimës mediatike këtu në Shqipëri.

 Dhe ajo që mendoj është interesante është që ndërsa jam i ri në Shqipëri, nuk kam qenë kurrë më parë këtu, deri në këtë udhëtim për të intervistuar kryeministrin, vetë Edi Rama e di saktësisht se çfarë po ndodh këtu, kështu që ai e dinte kur ai u paraqit para meje, pa kamera atje, pa bërë foto të tij , se kjo është diçka që do të ndodhte në shtypin e Shqipërisë”, shkruan gazetari.

Por ai me siguri nuk e di se në Shqipëri bën lajm çdo veshje e Ramës, megjithëse prej vitesh ai ka dëshmuar se është ekstravagant dhe veshjen e përdor shumë mirë për të dhënë mesazhe dhe pse jo për të marrë vëmendje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re