Një grup mediash pranë opozitës, kanë ndërmarrë një iniciativë për të pastruar imazhin e moderatores Ilda Bejleri e cila pak ditë më parë u akuzua se përplasi me makinë një të moshuar dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht se policia dhe disa media u përpoqën të fshehin ngjarjen, e moshuara reagoi vetë nga spitali ku foli lidhur me ngjarjen.

E përfolur për një lidhje me djalin e Fahri Balliut, Klevis Balliu, mesa duket Bejleri ka angazhuar të gjithë infrastukturën për të kuruar imazhin.

Sot, një grup mediash kanë botuar si me porosi dëshminë e një dëshmitari të cilin e identifikojnë me inicialet N.H.

Ai thotë se makina e Bejlerit nuk e preku fare gruan dhe se e moshuara ra vetë në tokë.

“Ilda ndaloi dhe po rrinte aty pranë. Edhe po të donte të ikte, nuk mundej pasi u bë trafik. Në atë moment u bë dhe një aksident tjetër, u përplasën tre automjete pak më tej. Kur erdhi policia ne dëshmitarët i thamë policit që zonja u rrëzua vetë dhe nuk u përplas nga makina. Kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi. Më pas u largova për në shtëpi dhe në mbrëmje pashë gjithçka që shkruhej në media, nuk janë të vërteta çfarë është thënë deri më tani. Thashë si unë e panë ngjarjen edhe të tjerë”, thotë dëshmitari sipas mediave pranë PD.

Nga ana tjetër, 63 vjeçarja që pritet t’i nënshtrohet operacionit shprehet:

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës. Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.”, ka thënë 63 vjeçarja.(tema)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re