Fituesja e Miss Japonia ka hequr dorë nga kurora, pas ekspozimit të marrëdhënies së saj me një burrë të martuar.

Karolina Shiino, 26-vjeçarja e lindur në Ukrainë, u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të prejardhjes së saj.

Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e qytetares së natyralizuar, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë.

Mes bujës, një revistë lokale publikoi një artikull ku shkruante për jetën e saj private, duke bërë publiku marrëdhënien e saj me një mjek të martuar.

Në përgjigjen fillestare ndaj artikullit javën e kaluar, organizatorët e konkursit mbrojtën Shiino, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar.

Megjithatë të hënën, organizatorët thanë se ajo kishte rrëfyer se kishte ditur për martesën dhe familjen e tij.

Ajo kishte kërkuar falje që mashtroi dhe më pas hoqi dorë nga kurora.

Po ashtu, ajo iu kërkoi falje fansave të saj dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku tha se kishte vepruar nga frika dhe paniku pas publikimit të artikullit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re