Media e Arabisë Saudite ka paraqitur me lëvdata vizitën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në Turqi dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve.

Në lajmin e televizionit Al-Ekhbariya të Arabisë Saudite thuhet se “Marrëdhëniet e Arabisë Saudite dhe Turqisë paralajmërojnë një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti me hapa konkretë të ndërmarrë mes liderëve”.

Në lajm thuhet se edhe në faqet e historisë mes Turqisë dhe Arabisë Saudite ndodhen marrëdhënie diplomatike të përzgjedhura për shkak të pozicionit të tyre në çdo fushë dhe se bashkëpunimi i dy vendeve është i rëndësishëm në aspektin e zgjidhjes së çështjeve rajonale, luftimin e terrorizmit dhe mbështetjen e stabilitetit rajonal.

Gjithashtu bëhet e ditur se vizita e princit të kurorës në Turqi mbart kuptim për forcimin e marrëdhënieve historike në çdo fushë.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve SPA ka shkruar një artikull lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në artikullin ku thuhet se mes Turqisë dhe Arabisë Saudite ka marrëdhënie të forta dhe historike, vihet në dukje se vizitat e ndërsjella të dy liderëve reflektojnë fuqinë e marrëdhënieve.

Gazetat dhe Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite në llogarinë në Twitter kanë bërë postime me titullin “Princi i Kurorës në Türkiye” dhe lidhur me vizitën e Bin Salmanit në Türkiye.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman pas vizitës zyrtare në Turqi u largua nga Ankaraja dhe publikoi një mesazh ku shprehu falënderimet ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re