Liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që me datë 29 prill të takohen në Berlin, me kërkesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

 

Në këtë takim do të jenë present presidentët e Kosovë dhe Serbisë, të shoqëruar nga kryeministrat dhe gjithashtu pjesë e tryezës së bisedimeve bëhet me dije se do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Sipas mediave serbe në këtë tryezë përveç bashkëpunimi rajonal, temë diskutimi mund të jetë edhe që Beogradi zyrtar të pranojë vazhdimin e dialogut pa heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë.

 

Sipas burimeve diplomatike të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”, shkaku i angazhimit të Berlinit dhe Parisit për zgjidhjen e çështjeve kyçe në Ballkanin perëndimor, para se gjithash është vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar edhe njëherë dje se nuk ka vazhdim të dialogut derisa nuk hiqet taksa për mallrat e Serbisë nga autoritetet në Kosovë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re