Agjencia e lajmeve EPA botoi një fotografi interesante e bërë në hyrje të një darkë zyrtare në Muzeun Orsay në prag të ceremonive që shënojnë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Paris, ku presidenti Macron mblodhi një numër të madh të udhëheqësve botërorë.

Fotografia tregon se si ky i fundit, me gruan e tij Brigitte përshëndet presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i shoqëruar nga ai serb Aleksandar Vuçiç dhe anëtar i Presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviç.

Por mediat serbe, te kjo pamje kanë gjetur një kleçkë të cilën e kanë intepretuar si poshtërim ndaj Vuciçit. Sipas tyre, ai është presidenti i një vendi që doli i fituar nga lufta, e në raport me këtë status, aty, por dhe në darkën e shtruar, ishte vënë në një pozitë më pak vlerësuese se presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi.

I pyetur nga mediat serbe, Vuçiç e ka konfirmuar pozicionin e tij inferior, por ka thënë se nuk ka dashur të bëjë skandal.

“Unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur për të mos bërë një skandal, por për të ruajtur pozitën tonë”, ka thënë Vuçiç, i cili ka shtuar se në Paris kishte biseda të rëndësishme dhe se ka bërë një punë të mirë për Serbinë.

Vuçiç, si për t’u ngushëlluar nga “fyerja” që i është bërë në Paris, e që si të tillë e kanë fryrë dhe mediat serbe, kujtoi se Macron pas dy javësh, e më pas Putin, do të vizitojnë Beogradin e jo Prishtinën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re