Se sa e ndjeshme është Serbia kur bëhet fjalë për ndihmat e Turqisë dhënë ushtrisë së Kosovës, tregon edhe rasti i tanishëm i gatishmërisë turke të aftësojë armatën tonë edhe për rastet më të ndjeshme.

Kështu, aftësimi i pilotëve tanë për aeroplanë dhe tanke, i parashutëve, i komandove dhe i profile tjera, janë vetëm disa nga format e ndihmës turke që po i bënë Kosovës.

Bazuar në mediet serbe, e sidomos në gazetën “Kurir” e cila përmend një sondazh të bërë në Serbi ditëve të fundit, në pyetjen se cilat fjalë apo fjali kanë qenë më imitueset për ju në këta muajt e fundit, nga tri përgjigjet e dhëna, dy kishin të bënin me Kosovën dhe shqiptarët. E para ishte “Ushtria e Kosovës” ndërsa e dyta “Turqia po ndihmon shqiptarët e Kosovës të bëjnë ushtrinë e tyre”.

Të mos harrojmë, Serbia asnjëherë nuk do t’i harrojë bombardimet e aeroplanëve turk mbi caqe strategjike brenda Serbisë. Ishin momente të ndjeshme kur NATO i shpalli luftë Serbisë. Atëbotë, gjithandej flitej se aeroplanët e disa vendeve anëtare të NATO-s nuk e kryenin punën e tyre si duhet. Ata aeroplanë, në vend se t’i godisnin caqet e targetuara, bombat e tyre i hidhnin nëpër male. Këto veprime shantazhi kishin irrituar ushtrinë turke e cila, me insistimin dhe precizitetin më të madh hodhi në ajër kasarnet, urat dhe pikat tjera strategjike të Serbisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko