Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal në Kuvend tek shqetësimi nga influenca ruse dhe kineze në Ballkan. Mediu tha se Kuvendi nuk duhet të sillet sikur Rusia dhe Kina nuk kanë ndikim në Shqipëri por duhet të miratojë ligje që pengon praninë e bizneseve të tyre në vend.

“SHBA, BE dhe partnerët tanë, në mënyrë të vazhdueshme ngrenë shqetësimin për penetrimin dhe influencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Është detyrë e këtij Kuvendi që të marrqë iniciativën e përbashkët mbipartizane për të analizuar se deri ku shtrihet kjo influencë.

Të mos mjaftohemi vetëm nga këndvështrimi sipërfaqësor se nuk kemi marrëdhënie të tilla. Ka dhe duhet t’i analizojmë. Ka politika dhe ligje që duhet t’i miratojmë për të mos lejuar që bizneset dhe ekonomitë e tyre në vendin tonë që cënojnë sigurinë dhe marrëdhënien tonë me partnerët”, tha Mediu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re