Ditën e sotme Partia Socialiste nisi fazën e konsultimeve me opozitën.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla zhvilloi një takim me kreun e Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu.Pas takimi, i cili zgjati rreth 45 minuta, Mediu në një deklaratë për mediet u shpreh se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensuale

 

“Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë konsensual. Ramë dakord që kalendari të shtyhet. Ishte një dakordësi që ishte marrë paraprakisht me përfaqësues të PDIU. Ka afate të përcaktuar 24 maj duhet të jetë përfundimi i procesit. Duhet një fillojë një proces nga data 10”, tha Mediu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re