
SPAK ka thirrur edhe një herë ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, në kuadër të hetimeve që po vijojnë për dosjen e shpërthimit tragjik të Gërdecit.
Siç shihet edhe në video, Mediu është futur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të merret në pyetje lidhur me përgjegjësitë dhe rrethanat që lidhen me një nga ngjarjet më të rënda në historinë e vendit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Hetimet për çështjen e Gërdecit janë rihapur pas vendimit të drejtësisë për ta rikthyer dosjen për shqyrtim, ndërsa SPAK po thellon verifikimet mbi rolin e ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në procesin e demontimit të municioneve.