Fatmir Mediu tha se ai dhe partitë e tjera të opozitës janë pro ndryshimit të sistemit zgjedhor por kerkojne transparence per kete proces.

Në deklaratën e tij para mediave pas takimit me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane tha se cdo propozim mbi reformen zgjedhore është qëndrim I opozitës.

Mediu shtoi gjithashtu se në këtë kontekst edhe Basha është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Ish ministri I Mbrojtjes deklaroi se mungon gjithsesi vullneti politik për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re