Një mega operacion i policisë së Tiranës, ka shoqëruar në komision rreth 40 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Aksioni po zhvillohet edhe në Vorë dhe në Kashar.
Midis të arrestuarve është edhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës, Luan Beka, ish-shefi i Urbanistikës në Vorë.
Operacioni është në vazhdim e sipër dhe lidhet me pasojat e shkaktuara nga tërmeti. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me ndërtimet.
Mes të shoqëruarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të njësive vendore.
Informacionet janë ende paraprake.