Presidenti Barjam Begaj ka reaguar pas mega-operacionit të sotëm të Policisë, ku ranë në pranga 223 persona në të gjithë Shqipërinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Begal ka përgëzuar Policinë për përkushtimin dhe profesionalizmin për realizimin e këtij operacioni.

Sipas tij, angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.

Kujtojmë se në operacionin e ditës së sotme janë shkatërruar 23 grupe kriminale dhe janë sekuestruar 900 kg drogë, armë dhe para.

Reagimi i Begajt:

Përgëzime policisë së shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”!

Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re