Skip to content

Mega-operacioni në Itali dhe Spanjë, arrestohen 17 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë

Një mega-operacion është zhviluar në Itali dhe Spanjë, ku janë vënë në pranga 17 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ky grup arrinte të siguronte deri në 20 milionë euro. Një nga të arrestuarit, Dario Ferro kishte dëshmuar se ky biznes nuk ishte duke ecur si dikur.

Sipas mediave italiane, kokaine e cila vlerësohej me 2 mijë euro arrinte fitimin 16 mijë euro në javë, ndërsa objektivi ishte mbledhja e 500 mijë eurove porosi.

Shqiptarët koordinoheshin me njëri-tjetrin me celular me një shqiptar tjetër i cili ndodhej në burg, ndërsa grupi tjetër merrej me pastrimin e parave të futura ilegalisht.

7 prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa bëhet me dije se njëri prej tyre është identifikuar si Lulzim Curumi.

Grupi ishte i vendosur në Garage Royale në Cusago, ku qarkulluan personazhe që u referohen botëve të tjera kriminale. Magjistrati hetues shkruan se ky grup kriminal ishte nën hetim që prej vitit 2019.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb