Një operacion është zhvilluar ditën e djeshme në tre shtete, Itali, Belgjikë dhe Holamdë.

 

Si rezultat I këtoj operacioni, kanë rënë në pranga 38 persona,  mes të cilëve edhe shqiptarë.

 

Operacioni u zhvillua midis provincave të Trentos, Brescias, Vicenzës, Mantuas, Pratos dhe Barit, si dhe në Belgjikë dhe Holandë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore.

 

Mes të arrestuarve kishte 15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovar dhe 10 italianë.

 

Ata akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti që synonte trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e drogës.

 

U kryen kontrolle në shtëpi, të cilat bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 1 kg kokainë, 160 gram hashash, 32.000 euro cash dhe një orë luksoze.

 

Hetimi i nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e dy organizatave të veçanta kriminale të dedikuara për tregtimin dhe trafikun e drogës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re