Forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një megaoperacion me urdhër të SPAK në orët e para të mëngjesit të sotëm, në disa qytete të vendit.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të krimit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emra të rinj të përfshirë në urdhër- arrestet e SPAK,  të cilët janë Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, ky i fundi një prej personazheve kryesorë të bandës së Durrësit dhe Indrit Dokle, rivali i “mbretit” të lojërave të fatit, që prej dy vitesh është i zhdukur, Ervis Martinaj.

Kujtojmë që policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Duka në Tiranë, vëllezërve Durim e Valter Bami, si edhe banesë e Marklen Hakës, i cili i ka shpëtuar disa atentateve.

 “Me urdhër të SPAK është ndërmarrë një mega aksion në disa qytete të vendit. Janë ushtruar kontrolle dhe ka pasur fletë arreste për bosë të krimit në Nikël, Shkozet, në zonën e Shijakut, Tiranë, në Vlorë, Lezhë dhe zona të tjera. Janë 50 urdhër arreste të firmosur nga prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu. Këta persona dyshohen për një seri atentatesh të rënda. Është ushtruar kontroll dhe ka pasur urdhër arreste, jo të gjitha janë ekzekutuar, për pjesëtarë të fisit Avdylaj, disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Urdhër arrestet lidhen me ngjarje të rënda kryesisht me vrasje” raportoi gazetarja Klodiana Lala.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re