Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar mes policisë shqiptare dhe policisë italine në bashkëpunim për të shkatërruar një grup kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga ky operacion u arrestuan dhjetëra persona brenda e jashtë vendit.

Çuçi thekson se kjo punë është kryer me profesionalizëm të lartë, dule falenderuar veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane.

Reagim i MB, Bledi Çuçi

Finalizimi i operacionit për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve që çoi në arrestimin dhe procedimin e dhjetëra personave brenda e jashtë vendit, është një tjetër sukses i punës së Skuadrave të Përbashkëta Hetimore Shqipëri-Itali. Një punë e kryer mirë e me profesionalizëm të lartë në çdo hallkë. Vetëm në dy vitet e fundit policitë tona janë përfshirë në 52 Skuadra të Përbashkëta Hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me vendet e tjera europiane. Kjo dëshmon besimin e lartë që ka sot Policia e Shtetit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe vendosmërinë tonë për të goditur krimin. Përgëzime për Policinë e Shtetit, veçanërisht për efektivët që morën pjesë në këtë operacion, SPAK, Policinë dhe Prokurorinë italiane./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re