Një megaoperacion po zhvillohet nga “operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se operacioni është i koduar ‘Crystal Eagle’ dhe nga ky operacion janë ndaluar 26 persona.

Të njëjtat burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se grupi i të arrestuarve dërgonte njerëz në SHBA me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me të tjerë.

Mësohet se në pranga janë vënë 26 persona, mes tyre dy agjentë krimesh, të cilët akuzohen se kanë njerëz në Angli, Kanada dhe Amerikë më viza false. Të gjithë të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re