Ministri i Brendshëm, Taulant Balla  ka reaguar në lidhje me megaoperacionin e Policisë së Shtetit, ku janë goditur qindra qendra të lojërave të fatit dhe janë vënë në pranga 116 persona.

Balla thekson se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit  është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale.

Reagimi i plotë:

“Përgëzime Policisë së Shtetit për intensifikimin e “Sundimit të Ligjit” dhe goditjen e grupeve kriminale të përfshira në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se organizimi i paligjshëm i lojërave të fatit është gjithmonë burim financimi për grupet kriminale. Prandaj kontrollet duhet të vijojnë në gjithë territorin në mënyrë sistematike. Rezultatet e operacionit gjatë natës së mbrëmshme meritojnë përgëzime, por publiku pret më shumë prej nesh.
⚠️ 116 PERSONA TË ARRESTUAR
⚠️ 94 TË PROCEDUAR
⚠️ 253 PIKA TË PALIGJSHME”, shkruan Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re