Ditën e djeshme Shqipëria bën prezantimin  e saj të parë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë  e Jugut. Ndoshta moti shumë i ftohtë do ta shtyj këtë event përtej 2 javëshit të përcaktuar në nisje të tij. Por për Suella Mëhillin, flamurmbajtësen e Shqipërisë në këtë eveniment është shtytur dy herë gara për sllallomin gjigand për femrat që u zhvillua dje.

Në garën e parë Suela u rendit e  60të mes 81 pjesëmarrësve  me një kohë  1min, 24 sek, 67 të qindtat. Me këtë kohë skiatorja 24 vjeçare kaloj në raundin e dytë të garës. Ishin 7 vende të përfituara dhe 3 me një kohë tre sekonda më të shpejtë që tregoj përmirësimin e kohës që ajo bëri.

Por vlonjatja ka përmirësim krahasuar me Lojërat Olimpike të para 4 viteve në Rusi kur ajo përfundonte e 60 ndërsa këtë herë e 53. Të premten Suela do të konkurroj sërish në Sllallom një garë e planifikuar për datën 14 shkurt por për shkak të klimës u shty sërish.

Skiatori tjetër shqiptar Erjon Tola pret dy prezantimet e tija në datat 18 dhe 22 shkurt dhe pritet një përmirësim në kohën e tija krahasuar me sllallomet në “Soçi 2014’’.

Ndërkohë dje në Lojërat Olimpike Dimërore ka bërë prezantimin për herë të parë edhe Kosova falë Albin Tahirit. Tahiri në ditën e 29 vjetorit të tij ai ka garuar në garën e lëshimit, të cilën e ka përfunduar i 50 në 57 anëtar. Por kjo ishte gara e dytë Tahirin, i cili mori pjesë edhe në kombinim alpin ku ai e përfundon i 37ti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re