Trupi i pajetë i muxhahedinit të pretenduar se është vrarë gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në kamp është dërguar në morg. Trupi të pajetë pritet t’i kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

 

MEK pretendon se personi në fjalë është vrarë gjatë kontrollit të policisë në kampin e tyre në Manzë. Ky pretendim është hedhur poshtë nga policia. Megjithatë fjalën e fundit do ta thotë mjekësia, teksa ngjarja mbetet ende e paqartë.

 

 

Policia e Shtetit me urdhër të Gjykatës së Posaçme ushtroi kontroll në kampin e Manzës, vendim i cili hasi në rezistencën e refugjatëve iranianë. Këta të fundit deklaruan se kontrolli nuk është legjitim, ndërsa policia ka sekuestruar dhe sendet e tyre personale. Zyrtarisht nuk ka ende një reagim që saktëson motivet e këtij kontrolli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re