Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në Kavajë gjatë ditës së sotme, ku ka uruar prej aty besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.

342347590_932246567901647_4086762021618280863_n

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë fotot gjatë takimeve të zhvilluara atje, ku i pranishëm ka qenë edhe deputeti Ervin Salianji dhe eksponentë të tjerë të PD-së lokale atje.

Berisha tha se Kavaja është cilësuar si “Meka e Demokracisë” dhe sipas tij, ky qytet nuk është tërhequr kurrë nga besimi në zot dhe liri, edhe gjatë kohës së diktaturës.

Reagimi i Berishës:

Të dashur miq,

Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ky qytet, i pagëzuar me emrin “Meka e demokracisë” dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve të Kavajës prevalonte mbi gjithçka. #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re